Presidenti Ilir Meta ka kritikuar sërish djegien e mandateve nga opozita. Sipas Metës, opozita i ka mundësitë që të fitojë bindshëm kundër Edi Ramës.
I ftuar në emisionin “Open”, Presidenti i cilësoi krerët e opozitës si budallenj, pasi Rama nuk është një njeri që mund të reflektonte.
“Ja kam thënë Berishës, Bashës e Kryemadhit. E para ishin marrëzisht budallenj sepse nuk po flisnin me një njeri që do reflektonte.
Opozita i kishte të gjitha mundësitë të merrte të gjitha përgjegjësitë dhe të qëndronte në Parlament. Pavarësisht nga përpjekja e disa ambasadorëve për të bërë lojrat e Edi Ramës, opozita kishte Kushtetutën dhe kjo nuk është pak. Opozita do të fitonte bindshëm po të hynte. Opozita pa marrë pjesë i vërtetoi manipulimiet. Po lëre, lëre, lëre, dhe pastaj fajin e ka Presidenti.
Unë e di që ky do ti kapi të gjitha e si shofer pa frena bën hatanë. Por opozia ka përgjegjësi të jashtëzakonshme për vendin, për gjërat që i ka bërë dhe si i ka bërë. Unë nuk dua të merrem shumë me opozitën sepse është shumë e lehtë ti biesh opozitës, po opozita duhet të gjejë vetvetën. Opozita mua për gjërat më të rëndësishme nuk më ka pyetur”,- deklaroi Meta./apel.media