Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kina ç`tensionuan disi marrëdhëniet mes tyre, duke njoftuar marrëveshjen e fazës së parë që përfshin uljen e disa tarifave amerikane në shkëmbim të asaj që zyrtarët amerikanë e konsiderojnë si një kapërcim i madh në blerjen e produkteve amerikane nga Kina, kryesisht produkte agro-bujqësore.
Pekini është dakordësuar kështu të importojë të paktën 200 miliardë dollarë produkte shtesë amerikane si dhe shërbime përgjatë dy viteve të ardhshme, përveç sasisë që imprtoi në vitin 2017.
Në këmbim, Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të pezullojnë tarifat ndaj produkteve kineze, që pritet të hyjnë në fuqi këtë të Dielë si dhe të ulin tarifa të tjera./apel.media