Marrëveshja Serbi-Rusi, reagon Kurti/ “Duhet të alarmohen kryeqendrat perëndimore”

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka deklaruar se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq përveç që nuk njeh shtetin e Kosovës dhe krihet e bëra nga regjimi i Millosheviqit, mban edhe lidhje shumë të ...
Marrëveshja Serbi-Rusi, reagon Kurti/ “Duhet të alarmohen kryeqendrat perëndimore”
Foto: Marrëveshja Serbi-Rusi, reagon Kurti/ “Duhet të alarmohen kryeqendrat perëndimore”

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka deklaruar se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq përveç që nuk njeh shtetin e Kosovës dhe krihet e bëra nga regjimi i Millosheviqit, mban edhe lidhje shumë të ngushta me federatën ruse, siç ishte edhe marrëveshja e bashkëpunimit që nënshkroi ministri i jashtëm serb me atë rus, e cila duhet t’i alarmojë kryeqendrat perëndimore-demokratike.

Kurti i bëri këto komente derisa ka komentuar deklaratën e Vuçiqit, i cili ka thënë se ka informacione që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka qenë në kërkim të artilerisë me largësi prej më shumë se 10 kilometrash, shkruan Bota Sot.