Marrëveshja e bashkëpunimit Rusi-Serbi, reagon Medium/ “Shprehje qartë se Serbia është një vend tërrësisht nën kontrollin dhe urdhërat e Rusisë”

Fatmir Mediu shkruan :

Marrëveshja e bashkëpunimit e nënshkruar nga ministri i jashtëm serb Nikola Selakoviç dhe ai rus Sergei Lavrov është shprehje e qartë se Serbia është një vend tërrësisht nën kontrollin dhe urdhërat e Rusisë.
🔹Retorika e Vucicit në OKB për të krahasuar Ukrainën me Kosovën është tashmë një pretendim i hapur për tju rikthyer qëllimeve të tij për të krijuar një vatër të Re konflikti nën shtyrjen e Rusisë.
🔹Armatosja me shpenzime marramëndëse e Serbisë me mjete luftarake me qëllime sulmuese, narrativa e hapir për të mbrojtur interesat e Serbëve kudo që janë sic bëri Rusia me Ukrainën, situata në Malin e Zi, kërkesat për të hequr njohjen për Kosovën dhe fjala në OKB janë përpjekje të hapura për të krijuar një vatër të re konflikti në ballkan.
🔹Ky qëndrim duhet të alarmojë Shqipërinë e cila në konsultim me vëndet e tjera të rajonit anëtare të NATOs duhet ta shtrojë seriozisht në NATO këtë situatë të krijuar.
🔹Po ashtu Shqipëria duhet këtë cështje ta shqyrtoj seriozisht në Washington dhe Bruksel si shkelje e hapur e interesave dhe politikave të NATOs dhe BE në Ballkan. Krijimi i një Rusie të vogël në Ballkan që ka nisur prej kohësh është një kërcënim i hapur për rajonin e Ballkanit dhe shqiptarët në vecanti.