“Marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve janë busulla jonë”/ Rama publikon pamjet e darkës me Mitsotakis

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në Facebook pamjet nga takimi me homologun e tij grek, Kyriakos Mitsotakis.

Në pamje shihen momentet e takimit të dy kryeministrave, si dhe darka mes tyre, ku ata shihen të ulur përballë njëri-tjetrit në tryezë.

Postimi nga Kryeministri Edi Rama:

Athinë – Një darkë e bukur me kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, që ofroi përzemërsisht mikpritjen e tij🙏

Marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy popujve janë busulla jonë drejt shkëlqimit të marrëdhënieve mes dy vendeve🇦🇱🤝🇬🇷

https://www.facebook.com/story.php?story_fbid=319583009331496&id=138734771522&notif_t=live_video_explicit&notif_id=1600182923155789&ref=m_notif