Tashmë ish-sulmuesi i Juventusit Mario Mandzukiç u zyrtarizua si lojtari më i ri i klubit Al Duhail. Ai kreu vizitat mjekësore disa ditë më parë dhe tani ai pritet të luajë në klubin nga Katari, së bashku me ish shokun e skuadrës tek Juventus, Mehdi Benatia.
Mësohet se kroati ka firmosur një kontratë të re me këtë skuadër për 18 muaj, ku pritet të përfitojë një shumë rreth 5 mln €.
Gjithashtu për sulmuesin kroat kishte shprehur interes dhe skuadra e Fiorentinës, të cilët nuk mund të përfitonin nga situata e keqe që po kalonte sulmuesi në Juventus Stadium. /apel.media