Mario Mandzukic drejt kthimit në Serie A

Mario Mandzukic është afër kthimit në Itali: Milani është interesuar fort ndaj sulmuesit të lirë, pasi ka prishur kontratën verën e shkuar me Al Duhail në Katar. Seria A është një mjedis që e njeh mir...
Mario Mandzukic drejt kthimit në Serie A
Foto: Mario Mandzukic drejt kthimit në Serie A

Mario Mandzukic është afër kthimit në Itali: Milani është interesuar fort ndaj sulmuesit të lirë, pasi ka prishur kontratën verën e shkuar me Al Duhail në Katar.

Seria A është një mjedis që e njeh mirë kroatin, pas 4 viteve të kaluara te Juventus. Sulmuesi, i cili mbeti pa ekip pas përvojës së tij te Al-Duhail, po pret vendin e duhur për të rifilluar dhe për t’u rikthyer te golat.

Një emër që drejtuesit milanez do ta kishte identifikuar si një objektiv të prekshëm dhe konkret për të përforcuar departamentin sulmues të ekipit të drejtuar nga Stefano Pioli.

Ideja fillestare është që të përdoret kroati si zëvendës-Ibra, por nuk përjashtohet që të dy mund të bashkëjetojnë në fushë, duke pasur parasysh që, në atë kohë te Juventus, ai ishte përdorur shpesh në korsinë e majtë nga Allegri, duke i lejuar atij një rritje të rëndësishme edhe në fazën mbrojtëse.

Ndërkohë, aspekti ekonomik dhe kontrata për 6 muaj plus ndoshta 1 vit rinovim nuk janë problem, pasi kërkesat e kroatit nuk janë të larta.

Milani tani po reflekton mbi gjendjen e tij fizike pasi ka shumë kohë që nuk luan dhe sidomos sjelljen që mund të ketë në dhomat e zhveshjes.