Marin Mema në krye të marshit në 28 Nëntor në Tetovë

Tetova do të festojë 28 nëntorin këtë vit sikurse nuk është parë ndonjëherë më parë në këtë qytet. Është menduar që 28 Nëntori në qytetin rrëzë Sharrit sivjet do të jetë jo vetëm festiv, por edhe protestues. Nga ora 16 e 30 minuta është parashikuar të organizohet një marsh protestues nga Universiteti i Evropës Juglindore deri në sheshin Illiria. I ftuar special do të jetë gazetari i mirënjohur Marim Mema, i cili do t’i prijë marshit bashkë me Blerim Ahmedin, vëllaun e El Chekës, i cili është organizator i marshit.

“Motoja e marshit do të jetë ‘Për bashkim kombëtar’. Fillojmë nga Universiteti i Evropës Juglindore deri në qendër të qytetit. Kjo do të jetë një festë që do të shënohet në historinë e Tetovës. Njëherësh do të marrin pjesë Shkurte Fejza, Arif Vladi, Dava Gjergji, Malësori, Tahir Seferi me grupin e tij nga Shkupi, kurse mysafir special do të jetë edhe aktori i madh, Mirush Kabashi./apel.media