Maqedonia e Veriut identifikon rastet e para me variantin e ri të COVID-19, Shëndetësia: I ngjashëm me atë në Britaninë e Madhe

Covid-20 tashmë një hap afër Shqipërisë. Maqedonia e Veriut ka konstatuar rastet e para me variantin e ri të Covid-19.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë varianti i ri nuk është identik me atë çka është zbuluar në Britaninë e Madhe, megjithatë kanë ngjashmëri.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe thekson se një variant i tillë identik është zbuluar edhe në Serbi e Zvicër.

Më tej ai thekson se që nga fillimi i pandemisë Maqedonia e Veriut ka zbuluar 7 lloje mutacionesh në vend, që kanë qenë dhe në vendet e tjera.

‘’Identik si ai që është detektuar në Britani të Madhe, jo! Tek ne janë detektuar 7 lloje mutacionesh gjenetike në Laboratorin e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë, që nga fillimi i krizës. Lloji që dominon nga fundi i verës dhe muajt kur u arrit piku tashmë është i ngjashëm në kuptimin e mutacioneve siç kanë ndodhur në Britani. Ky virus si i joni është regjistruar në Serbi dhe Zvicër’’,- deklaroi Venko Filipçe.