Maqedonia e Veriut/ 386 Raste të reja me koronavirus

Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 386 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19) dhe 529 pacientë të tjerë që fituan betejën kundër virusit. Sipas të dhënave të Ministri...
Maqedonia e Veriut/ 386 Raste të reja me koronavirus
Foto: Maqedonia e Veriut/ 386 Raste të reja me koronavirus

Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 386 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19) dhe 529 pacientë të tjerë që fituan betejën kundër virusit.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me këtë virus në vend ka arritur në 194.231, prej të cilëve 176.807 pacientë tashmë janë shëruar.

Vendi po ashtu ka regjistruar tetë viktima të tjera nga koronavirusi, duke e çuar në 6.799 numrin e përgjithshëm të vdekjeve nga virusi.

Aktualisht numri i rasteve aktive me COVID-19 në vend është 10.625.

Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore të vendit kanë kryer 1.314.953 teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 3.791 teste të kryera brenda ditës së fundit.