Maqedoni e Veriut, organizohet Festivali i 30-të Pranveror “Hidrellez”

Në rajonin e Vallandovës në Maqedoninë e Veriut u organizua ceremonia e hapjes zyrtare të Festivalit të 30-të Ndërkombëtar Pranveror “Hidrellez”.

Në ceremoninë e organizuar në fshatin Çallaklli morën pjesë ministri i Brendshëm i Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski, ambasadori i Türiyes në Shkup, Hasan Mehmet Sekizkök, kryetari i Komunës së Vallandovës, Pero Kostadinov, kryetari dhe deputeti i Partisë Demokratike Turke (TDP), Beycan İlyas, si dhe përfaqësues të festivalit, përfaqësues të organizatave dhe institucioneve turke dhe vendase dhe qytetarë të shumtë.

Në festival u performuan valle popullore nga ansamble nga Türkiye dhe vendet e Ballkanit. Po ashtu, interesim të madh tërhoqi edhe mundja tradicionale.

Në kuadër të programit u shpërndanë mirënjohje për individët dhe institucionet që kontribuuan në organizimin e festivalit, si dhe u vizitua ekspozita e ngritur në shkollën e fshatit.

Festivali, i cili filloi më 5 maj dhe mbështetet nga shumë institucione dhe organizata, si dhe nga Ministria e Kulturës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministria e Kulturës dhe Turizmit e Türkiyes, do të përfundojë nesër.