“Manovroj me 16-17 llogari bankare”/ Halili zbërthen financat e Tiranës: Partizanit i marrim 100 mijë euro në vit

Presidenti i Tiranës, Refik Halili, në intervistën e tij të gjatë në “Rubrika Sportive”, ka zbuluar edhe detajet financiare të bardhebluve, duke filluar nga trashëgimi dhe shleyrja e borxheve, për të vazhduar me mënryën se si manovron me llogari të bllokuara e si siguroi licencën e UEFA-s.

“Jam me humbje në futboll, është e vështirë për të bërë financat që humbet gjatë vitit. Por jam future e kam vendosur që nuk tërhiqem. nga viti në vit, me vështirësi të tmerrshme e të jashtëzakonshme, është bërë punë dhe kam qenë i vendosur dhe jam që do ta çoj klubin ku dua. Do punë, vendosmëri, staf, zgjuarsi, kurajë, guxim, do edhe para, edhe mend. Klubi i Tiranës është i pasur, pavarësiht se deri pak kohë më parë në asetet e saj kishin problem, ndoshta kishte banjot e këqija, ato ishin kushtet. E kishim stadiumin por jo ku të luanim se gjendja ashtu ishte, duke qenë pronë shtetërore, nuk është e lehtë të investohet, ne vazhdojmë të bëjmë shpenzime, të heqim borxhin e  flasim për infrastruturën.

Kemi arritur që nga ky stadium për aq sa shpenzuam i marrim Partizanit 100 mijë euro në vit, por për t’ia marrë ne shpenzuam më para. Kemi shpëtuar 100 mijë euro që duhej të paguanim për të bërë ndeshje në stadium tjetër, kemi bërë në stadiumin tonë e nuk paguajmë. Marrim qera të vogla në ambiente të zëna. Nëse në këtë stadium që them edne se është nëj ferrë në mes të Tiranës, nëse na lejojnë që pas portave të bëjmë diçka, që duhet leje e nuk është e lehtë se prishet pamja e gjithçka, ne mund të marrim shumë të ardhura të tjera nga ky stadium. Minimalisht 40% të klubit t’i jep ai stadium. Po mundohemi të shfrytëzojmë edhe akademinë, që pak a shumë 40% të shpenzimeve t’i nxjerrim nga stadiumi e akademia.

Ndeshja e fundit në “Air Albania”, ai derbi, na dha 192 milionë lekë të vjetra, u paguan qera e roje e të gjitha, shpëtuam 120 milionë lekë për klubin tonë, si mund të shpëtojë edhe Partizani. Këtë shumë në një ndeshje nuk e kemi marrë kurrë në një stadium. Nëse bëjmë biznes si të nxjerrim lekët, të mos dalim me humbje,  me asetet që ka, me tifozerinë që ka, duke bërë skuadër të mirë, të japin rreth 50% të të ardhurave tifozët. Sa I përket të kaluarës, duhet të vuash e shpenzosh që të fillosh të marrësh të ardhura.

Kur erdhëm në klub si donator, kishte klubi 60 mijë a 70 mijë dollarë borxhe, kur u larguam kemi lënë po aq por me shitjen e Balajt u lamë. Nga ajo kohë për fat të keq, ka pasur edhe njerëz të sportit që kanë drejtuar në atë klub, në administratë kanë qenë 27 vetë, ka qenë rrumpallë, kanë qenë drejtor e kryetar partie e çfarë kanë qenë. Klubi asokohe nuk ka pasur mundësi të paguajë, se duhej miratimi i këshillit bashkiak, por futbollistët të çojnë në gjyqe. UEFA ka rregullat e veta do t’i paguash ose ka penalitete. Kur e kam marr që dola me vendim të Këshillit Bashkiak, borxhi nuk ishte kaq i madh, por kanë filluar gjyqet e pafundme. Sidomos çështje të tjera si fuqi punëtore jashtë futbollistëve, të gjithë njerëz që donin të ardhura. Administrata rrogën e punonjësit edhe nëse nuk e paguante e çonte në tatime dhe thellohej borxhi i sigurimeve. Borxhi përfundimisht ishte i frikshëm u thellua, hyra brenda. O mbytu ose ik, të shpëtosh e vjen dikush tjetër të shpëtonte apo ta mbyste me keq. Vendosa me guxim, shoh pak larg, shpresoja të mos prisnim kaq për titullin, por hyra në invesitm menjëherë. Morëm goditje në Shkodër, super e organizuar për të më shkatërruar, na dhanë 15 ndeshje që i kishim hallall, por nuk kisha bërë personalisht gjë të keqe. Ishte goditje “largohu ose të shkatërrojmë”. Qëndrova, ka qenë goditje vetëm kundër meje, se kush e bëri e si, unë nuk e gjej dot, por di që pësova një dëm të madh.

Prej 6-7 muajsh nuk kemi asnjë borxh sportive. Bashia ka shitur aksionet e klubit me borxhe brenda, pas 5 vitesh ka ardhur tatami për vitet 2012, 2013, etj. Më kanë nxirë jetën, ka shumë nga këto: kjo ëhst ëpër Guinness.. Tatimet që bëjnë vilancet në shtet e që dalin me humbje, thonë klubi del me fitim. Më kanë vënë edhe 300 e ca milionë të tjera se ke dalë me fitim. Por sot nuk ka më detyrime sportive, I kemi likuiduar të gjitha.

Ka shumë njerëz që thoinë si i keni likuiduar, keni llogaritë e bllokuara. Por unë jam i zgjuar, kemi hapur një llpgari në një bankë, kemi paguar detyrimin ndaj një lojtari. I them dua ta mbyll bankës kur mbaroj punë, Kështu e kam hap e kam mbyllur, kur më është dashru prapë e kam hapur. Disa nejrëz pas e mësuan shuan e bllokuan ndonjë llogari. Kam punuar me 16-17 banka, nuk është vjedhje. Nuk të lë njeri, unë që kam bërë biznes që në 1990 e kam filluar me monedha floriri, punoj me letra sa herë që paraqitem në bankë, tregoj nga kanë ardhur të ardhurat.

Si u licencuam? Bashkia vetë kërkoi që të bënte si ndërmjetësim një rast, ka premtuar që në miratim të Këshillit Bashkiak do të nxjerrim fond e do e çojmë në Tatime, do paguajë tatimet e fundit, duke paguar rreth 136 milionë lekë, Do kemi një detyrim me tatimet me akt marrëveshje, duhet të vazhjdojmë të paguajmë, kemi ndjekur rrugën siç e kërkon UEFA. Për fat Federata ka caktuar grupe pune që ndihmojnë klubet për licencime, ana juridike, financiare, dokumentacion tjetër, etj. I kemi plotësuar e I dërguam, në bazë të tyre morëm licencimin këtë vit. Shpresoj të marrim një kredi në një bankë për të larë detyrimet e fundit.

Nuk qaj çfarë ka ikur, se i kam bërë me dashje, mendoj sa shpejt do të rikuperojmëm nga ajo që kemi të ardhura, Ne 1 milion euro dalin nga shitja e biletave, e lojtarëve, nga Champions. Klubi është i pasur. Do vuajmë edhe pak kohë për të çuar klubin që të shohë vetem të ardhura që asnjëherë të mos jetë arka bosh.

Do ishte mirë që Bashkia të japë kontributin, nuk kam dashur që sipas rregullave kur nuk paguan t’i ul kuotën e aksioneve. Nuk kam dashut të bëj konflikte, jam i gatshëm për ta ndihmuar me leje për ta përsosur në infrastrukturë. Kemi bërë një projekt që edhe qyteti zbukurohet, me biznes, qendër tregtare, etj. Stadium me mbi 13 mijë vende, punësohen më shumë njerëz, merren të ardhura. I kemi çuar në zyrën e kryministrit projektin, shpreojmë miratimin, Se ku gjenden fondet, ai ka shumë para brenda, edhe për trianën, edhe për të tjerë, edhe për shtetin”, tha Halili.