Manjani në krah të Berishës/ Demokratët, nëse duan të jenë ende fuqi politike të kuptojnë se kanë një krizë drejtimi për të zgjidhur

Ylli Manjani shkruan :

Demokratët, nëse duan të jenë ende fuqi politike, duhet të kuptojnë se kanë një krizë drejtimi për të zgjidhur. Dmth u duhet një kryetar e një ekip që t’i përfaqësojë e jo t’i lërë në baltë. Me kryetar forumesh, por pa anëtarësi nuk shkojnë dot më askund…

Sa më shpejt ta zgjidhin këtë krizë aq më mirë për ta, por edhe për politikën në vend.

Përndryshe ta hedhin edhe hapin e fundit e të bien vetë në greminë. Le të lënë Lulin në buzë të saj që t’u hedhë ndonjë lule hipokrizie si përkujtimore.

Ndërkohë SHQUP-i do u bëhet agjensi funerale politike, me VKM të qeverisë së koalicionit…

Ndaj nëse kanë gjë për të bërë duhet ta bëjnë tani. Më vonë është shumë vonë, për të gjithë ne…
——-
Na vjen thjesht keq për veten se u lindëm në monizëm e më duket se do vdesim në monizëm.