Manifestim kundër Peter Handkes- Poeti shqiptar: Më vjen turp, sa turp, na falni, na falni që ju prekëm plaget

Sot në Suedi, është vlerësuar me çmimin Nobel shkrimtari, Peter Handke. Ky i fundit njihet për qëndrimet e tij mohuese, ndaj gjenocidit që ka prodhuar shteti Serb në Ballkan. Në kontestim të këtij vle...

Sot në Suedi, është vlerësuar me çmimin Nobel shkrimtari, Peter Handke. Ky i fundit njihet për qëndrimet e tij mohuese, ndaj gjenocidit që ka prodhuar shteti Serb në Ballkan. Në kontestim të këtij vlerësimi shumë shtete, mes të cilave, Kosova, Shqipëria, Turqia, Kroacia dhe Bosnja zgjodhën që ta bojkotojnë ceremoninë e organizuar për dhënien e çmimit Nobel në letërsi.

Mësohet se është organizuar edhe një manifestim, pikërisht për të kundërshtuar edhe njëherë qartë dhe pastër vlerësimin e një serbomadhi.

Një prej personave që ka folur gjatë manifestimit, ka qenë edhe poeti e aktivisti Shqiptar Oseku, i cili jeton së Suedi prej vitesh.

Në fjalën e tij Oseku, si shqiptar i Kosovës  shpreh përjetimet e luftës, si dhe ndjesitë e tij në lidhje me  shtetet e tjera, që janë prekur nga gjenocidi i Serbisë.

Më tej ai shton se akademia suedeze ka vendosur që të vlerësojë Hendken, pasi e ka mbytur relativizmi moral.

Fjala e plotë  e poetit

Une quhem Shqiptar Oseku, jam poet dhe vi nga Rrjeti Suedezo-Shqiptar. Nuk kam ardhur vetem, jam me ambasadoren e Kosoves, me ambasadorin e Shqiperise, e ambasadoret e Bosnes, te Kroacise, te Turqise, qe refuzuan te hane buke e turp sonte. Ata zgjodhen sonte me mire te rrine me ne, ndaj ne u themi faleminderit. Nje falenderim edhe per organizatoret e ketij takimi, qe na mundesuan t’i dalim zot te vertetes sone, te vdekurve e te gjalleve tane.

Une vi nga Gjakova, nje qytet ne kufi me Shqiperine qe pesoi Bosnen e vet me 1999. Rruget e qytetit tim ishin si ato te Bosnes. Burra e gra te vrare, dhunime, femije e pleq te masakruar.

Por sonte ketu nuk dua te jem vec shqiptar. Sonte dua te jem edhe boshnjak. Dua te jem nga Sarajeva. Dua te jem nga Srebrenica. Nga Tuzlla. Nga Foca. Nga Jajce. Nga Bijelina. Nga Gorazhde. Sonte dua te jem nga cdo pellembe e asaj Bosne qe e mbyten ne gjak kriminelet te cilet i justifikon Peter Handke.

Sonte jam edhe suedez, pse jam qytetar suedez tash sa dekada. Jam ketu me vajzën time qe ka lindur ne Suedi. Dhe si suedez dua te them atë qe duhej ta thonte akademia suedeze sonte, sikur te mos ishte e mbytur ne relativizem moral. Dua te them se me vjen turp, sa turp. Dhe dua te ju them te gjitheve na falni: na falni qe ju prekem plaget.

Ju falemnderit!/old.apel.media