“Manhatan i Zagrebit”, Rama kërkon falje për postimin e lajmit: Kërkoj ndjesë për nxitimin

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me postimin e djeshëm mbi “Manhatanin e Zagrebit”, ku theksoi se një kontroll i thjeshtë do të mjaftonte për të mos gabuar, ndërsa ka kërkuar falje duke qenë se e vërteta qëndronte ndryshe.

“Postimi i djeshëm mbi “Manhatanin e Zagrebit”nuk reflekton të vërtetën e ecurisë së mëtejshme të projektit dhe kërkoj ndjesë për nxitimin! Një kontroll i thjeshtë do mjaftonte për të mos gabuar, por kush s’është gënjeshtar as bën sikur s’ka gjë as nuk justifikohet,po kërkon falje!” shkruan Rama.