Manchester City, klubi më i vlefshëm i futbollit në botë

Sipas një hulumtimi nga Agjencia e vlerësimit të markës “Brand Finance”, Manchester City është klubi më i vlefshëm i futbollit në botë me një vlerë prej 1 miliard e 562 milionë dollarë.

Sipas përpilimit që Anadolu ka bërë nga raporti i fundit i “Brand Finance” për “Top 50 markat më të vlefshme të klubeve në futbollin botëror”, vlera e markës së 10 klubeve të para brenda 50 klubeve që bëjnë pjesë në këtë listë, kap një vlerë prej 16 miliardë e 369 milionë dollarë.

Manchester City zë vendin e parë me 1 miliard e 562 milionë dollarë vlerë, fituesi i Premier Ligës dhe Kupës së Federatës së Anglisë. Me këtë, City ka marrë vendin e parë nga Real Madridi, i cili qëndronte në krye të tabelës për 4 vitet e kaluara.

Real Madridi zbriti një pozitë duke u pozicionuar i dyti me 1 miliard e 513 milionë dollarë, ndërsa një klub tjetër spanjoll, Barlecona gjendet në vendin e tretë me 1 miliard e 425 milionë dollarë vlerë.

– Klubet angleze lanë gjurmë në 10 vendet e para

Në mesin e 10 klubeve më të vlefshme bëjnë pjesë 6 klube angleze. Në 10 të parat gjenden edhe dy klube spanjolle, një klub francez dhe një gjerman.

Në vendin e katërt në listë është Manchester United me vlerë prej 1 miliard e 412 milionë dollarë, ndërsa pas tij renditet Liverpool me 1 miliard e 411 milionë dollarë.

Paris Saint-Germain, një klub francez, me vlerë prej 1 miliard e 174 milionë dollarë u rendit i 6-ti ndërsa klubi gjerman Bayern Munich i 7-ti me 1 miliard e 140 milionë dollarë.

Në pozitën e 8-të gjendet Arsenali me 940 milionë dollarë, i ndjekur nga Tottenham Hotspur me 931 milionë dollarë dhe Chelsea me 893 milionë dollarë.

Në mesin e 50 klubeve gjenden 18 nga Anglia, 10 nga Gjermania, 9 nga Spanja, 6 nga Italia, 3 nga Franca, 2 nga Portugalia, një nga Holanda dhe një nga Brazili.

Sipas hulumtimit, vlerat e markës (në miliona dollarë) të 20 klubeve më të vlefshme të futbollit në botë janë si në vijim:

2023 RENDITJAMARKAVENDI2023 VLERA E MARKËS
1Manchester CityAngli1562,48
2Real MadridSpanjë1512,92
3BarcelonaSpanjë1425,02
4Manchester UnitedAngli1412,01
5LiverpoolAngli1410,68
6Paris Saint-GermainFrancë1174,04
7Bayern MünihGjermani1140,49
8ArsenalAngli940,27
9Tottenham HotspurAngli931,07
10ChelseaAngli892,77
11JuventusItali654,84
12Atletico MadridSpanjë570,17
13Borussia DortmundGjermani562,24
14InterItali528,05
15MilanItali371,4
16West Ham UnitedAngli319,63
17Newcastle UnitedAngli259,22
18NapoliItali248,8
19LeipzigGjermani230,8
20Aston VillaAngli221,75