Manchester City barazoi me Chelsean në një thriller me 8 gola

Manchester City barazoi të dielën 4-4 me Chelsean në ndeshjen e 12-të të Premierligës angleze.

Haaland shënoi dy herë në minutat 25 dhe 47, ndërsa Manuel Akanji dhe Rodri shënuan nga një gol përkatësisht në minutën e 45 dhe 86 për Sky Blues në Stamford Bridge.

Thiago Silva, Raheem Sterling dhe Nicolas Jackson shënuan në minutën e 29, 37 dhe 67 për Chelsean. Një tjetër gol erdhi nga Cole Palmer teksa shënoi një penallti në kohën e fundit.

Me 28 pikë, Manchester City qëndroi në krye të renditjes, pavarësisht barazimit me klubin londinez.

Chelsea është në pozitën e 10-të me 16 pikë në 12 ndeshje.