Manastirliu nga ‘COVID 3’: Situata në kontroll, asnjë i lënduar

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu nga ambientet e jashtme të COVID 3 ka reaguar në lidhje me incidentin që u regjistrua në këtë godinë, ku në një prej dhomave ra zjarr.  Manastirliu th...
Manastirliu nga ‘COVID 3’: Situata në kontroll, asnjë i lënduar
Foto: Manastirliu nga ‘COVID 3’: Situata në kontroll, asnjë i lënduar

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu nga ambientet e jashtme të COVID 3 ka reaguar në lidhje me incidentin që u regjistrua në këtë godinë, ku në një prej dhomave ra zjarr. 

Manastirliu tha për mediat se zjarri ka rënë në një prej zyrave të administratës, që nuk ka lidhje me 3 pavionet e COVID-it. Sipas saj, asnjë pacient, staf mjekësor, apo staf administrate nuk ka pësuar lëndime, duke nënvizuar faktin se situata është në kontroll dhe se nuk do të bëhet transferimi i pacientëve.

“Këtu janë tre pavione që ofrohet shërbim ndaj pacientëve me COVID. dua të siguroj që janë të gjithë shendosh e mirë. Incidenti ndodhi jo në zonat e pavianëve. Ashtu sikur mund të shquhet, është një incident që ka ndodhur në zonën e gjelbër, ku janë shërbimet mbështetëse. nuk është e lidhur me 3 pavionet. Ky incident menjëherë sapo është evidentuar nga strukturat mbështesë, është reaguar përmes bombolave fikse. Janë lajmëruar strukturat përgjegjëse të cilat po hetojnë për shkakun e incidentit. Ajo çka është me rëndësi është se pacientët, stafi mjekësor janë shumë mirë. S’ka asgjë për t’u shqetësuar.” tha Manastirliu.