Manastirliu: Janë 4 spitale të planifikuara për përballimin e të infektuarëve nga COVID-19

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ka inspektuar sot Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Kjo qendër është në kuadër të forcimit të njësive të terapisë intensive në spitalet universitare dhe rajonale.

Po ashtu, mësohet se përfundon rekrutimi i stafit mbështetës prej 50 mjekësh, infermierësh për të përballuar fluksin e mundshëm të COVID-19 në spitalin COVID 3, i cili do të hapet nëse do të ketë shtim të rasteve në spitalin Infektiv, paralelisht me spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi”.

Sipas Manastirliut, janë katër spitale të parashikuara për përballimin e situatës së shkaktuar si pasojë e COVID-19, me një kapacitet prej 550 shtretër. Ministrja tha se po rriten kapacitetet spitalore për të përballuar nevojat sot dhe në të ardhmen.

 “Janë 265 monitorë, 50 prej të cilëve janë multi-parametrikë, janë pajisje të rëndësishme jetëshpëtuese që I shtohen flotës së aparaturave mjekësore në spitale, me qëllim forcimin e kapaciteteve në terapitë intensive, në kuadër të strategjisë sonë të përgjigjes ndaj COVID19, për t’I shërbyer sa më mirë pacientëve. Strategjia është dinamike, po I përgjigjet nevojave aktuale por edhe në të ardhmen, qoftë për testimet, kapacitetet në terren, gjurmimin dhe izolimin, për të kufizuar përhapjen e COVID19. Secili duhet të udhëheqë përmes shembullit. Ne të parët dhe çdo qytetar. Çdo qytetar ka të drejtat e tij por edhe detyrimin përkashi shëndetit të tij dhe njerëzve që e rrethojnë. Mbajtja e maskës, distancimi fizik dhe higjiena vetjake janë të vetmet armë që kemi për ta kufizuar virusin. Secili me shembullin personal, të tregohemi të kujdesshëm dhe të kemi përgjigjen e duhur edhe në këtë fazë të dytë të rihapjes”

APEL.MEDIA