Manastirliu-Bashës: Keni 18 muaj që hiqni vallen e vdekjes, ne e kemi fituar betejën edhe ndërkombëtarisht

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu i është përgjigjur akuzave të kreut të PD, Lulzim Basha duke thënë se keni 18 muaj që hiqni vallen e vdekjes.

“E keni kthyer vdekjen në refren. Keni kohë tashmë 18 muaj që hiqni vallen e vdekjes. Nuk e kuptoj përse këmbëngulni me kaq kënaqësi në retorikën e vdekjes. Akuzat shterpë nuk mund të jenë fakte ashtu sikurse shifrat nuk mund të jenë opinione” ka replikuar Manastirliu.

Në replikën e saj Manastirliu tha se Shqipëria ja ka dalë edhe ndërkombëtarisht të menaxhojë këtë fatkeqësi.

“Shqipëria ja ka dalë edhe ndërkombëtarisht që t’i fitojë betejat e vështira të një kohe shumë të vështirë siç është pandemia e Covid19. Loja me të vdekurit është një avaz i vjetër i kësaj politike shterpë pa din e pa iman”, tha Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë i ka bërë sërish thirrje opozitës për të qenë të bashkuar në përballimin e situatës së epidemisë në vend.