Mallakastër : Punonjësit e stacionit të pompimit në grevë. 27-të muaj pa rrogë

17-të punonjës të stacionit të pompimit të ujësjellësit dhe atij elektrik në Poçëm kanë dalë në protestë.

Ata kanë stakuar pompat e ujit dhe nënstacionin elektrik dhe kanë ndaluar punën duke lënë pa energji elektrike një pjesë të fshatrave të Mallakastrës dhe gjysmën e territorit të bashkisë.

Stacioni është në varësi të uzinës së përpunimit të naftës në Ballsh.

Punonjësit e nënstacionit kanë 27-të muaj pa marrë paga dhe sigurime dhe thonë se protesta do të vijojë pa ndërprerje.