Mali i Zi nuk ka asnjë pacient me Covid-19

Mali i Zi ka konfirmuar tashmë se vendi është shëruar krejtësisht nga pandemia që kërcënoi botën covid-19.  Sot është shënuar situate me zero persona të infektuar me koronavirus .

Instituti i Shëndetit Publik në Malin e Zi, njoftoi përmes një postimi në rrjetin social Twitter se pas 68 ditësh që nga rasti i parë, Mali i Zi aktualisht është pa pacientë me COVID-19”.

Autoritetet kanë njoftuar se së fundmi janë kryer 140 teste të koronavirusit dhe asnjë nuk ka dalë pozitiv.Më 23 maj, Instituti njoftoi se numri i përgjithshëm i pacientëve që nga fillimi i epidemisë ka qenë 324.