Makinën plot me cigare, alkool dhe produkte ushqimore të kontrabanduara, arrestohet 58-vjeçari në Gjirokastër

Një 58-vjeçar është arrestuar pasi gjatë kontrollit në makinë policia i gjetur 25 steka me paketa me cigare, pije alkoolike dhe produkte të ndryshme ushqimore, të dyshuara të kontrabanduara. “Në aksin...
Makinën plot me cigare, alkool dhe produkte ushqimore të kontrabanduara, arrestohet 58-vjeçari në Gjirokastër
Foto: Makinën plot me cigare, alkool dhe produkte ushqimore të kontrabanduara, arrestohet 58-vjeçari në Gjirokastër

Një 58-vjeçar është arrestuar pasi gjatë kontrollit në makinë policia i gjetur 25 steka me paketa me cigare, pije alkoolike dhe produkte të ndryshme ushqimore, të dyshuara të kontrabanduara.

“Në aksin rrugor Kakavije-Gjirokastër, në afërsi të fshatit Sofratik, shërbimet e Policisë kanë ndaluar për kontroll automjetin me drejtues shtetasin H. Zh. Gjatë kontrollit në këtë automjet janë gjetur 25 steka me paketa me cigare, pije alkoolike dhe produkte të ndryshme ushqimore, të dyshuara të kontrabanduara, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me një shumë parash dhe 2 aparate celulare. Në vijim të veprimeve procedurale, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit H. Zh., 58 vjeç, banues në Gjirokastër, për veprat penale “Kontrabanda me mallra për të cilët paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës” dhe “Kontrabanda me mallra të tjera”, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprime të mëtejshme procedurale.