Makina “shpërthen” në flakë tek “Rruga e Kavajës”/ Drejtuesi mjetit një 27-vjeçar

foto ilustruese



Mesditën e sotme behet me dije se një automjet ka shpërthyer në flakë tek vendi i quajtur “Rrugën e Kavajës”.

Si pasojë e defektit teknik, makina e 27-vjeçarit me iniciale E.S është shkrumbuar. Policia njofton se fatmirësisht nuk ka të lënduar por vetëm dëme materiale.

Njoftimi i plotë i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 14:55, në Rrugën e Kavajës, dyshohet se si pasojë e një difekti teknik ka marrë flakë në lëvizje mjeti me drejtues E. S, 27 vjeç, ku ka vetëm dëme materiale. Nuk ka probleme për drejtuesin.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.