Makina “plot” me drogë/ Arrestohen 2 perzona në Kurbin

foto ilustruese

Në fshatin Skuraj, Kurbin, shërbimet e Policisë kanë identifikuar dhe ndaluar automjetin e dyshuar tip “Benz”.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin me drejtues shtetasin A. F. dhe pasagjer shtetasin F. M., shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale rreth 7.8 kg lëndë të dyshuar cannabis sativa.

Njoftimi i plotë nga Policia e Shtetit:

Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Skuraj”.

Operacioni i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën Operacionale në DVP Lezhë, forcën e posaçme “Shqiponja” dhe Komisariatin e Policisë Kurbin.

Sekuestrohen 7.8 kg lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa.

Vihen në pranga 2 shtetas.

Në zbatim të planit të masave për shtimin e kontrolleve në të gjithë qarkun Lezhë, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative se me një automjet po transportohej lëndë narkotike, shërbimet e Policisë organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Skuraj”.

Si rezultat u bë kapja dhe arrestimi i shtetasve A. F., 36 vjeç, banues në Lezhë dhe F. M., 32 vjeç, banues në fshatin Skuraj, Kurbin.

Në fshatin Skuraj, Kurbin, shërbimet e Policisë kanë identifikuar dhe ndaluar automjetin e dyshuar tip “Benz”. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin me drejtues shtetasin A. F. dhe pasagjer shtetasin F. M., shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale rreth 7.8 kg lëndë të dyshuar cannabis sativa.

Në vijim të veprimeve është bërë bllokimi i mjetit dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve A. F. dhe F. M.

Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim.