Një tjetër aksident i rëndë është shënuar sot në vendin tonë. Këtë herë në aksin Korçë-Pogradec.
Mësohet se në afërsi të fshatit Lumalas, një mjet ka përplasur një këmbësor që po ecte në anë të rrugës.
I dëmtuari është transportuar në spitalin e Korçës, por por nuk ka mundur ta fitojë betejën për jetën.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton rrethanat e aksidentit.