Makinat përplasin motorin tek zona e ‘Porcelanit’ në Tiranë

foto ilustruese

Mbrëmjen e sotme në zonën e Porcelanit në Tiranë, 2 automjete kanë përplasur një motor.

Si pasojë ka mbetur i lënduar drejtuesi i këtij të fundit, i cili është dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore.

Policia mbërriti menjëherë në vendngjarje dhe po heton shkaqet e rrethanat e aksidentit.

Njoftimi nga Policia:

Informacion paraprak

Më datë 02.03.2021, rreth orës 19:50, në rrugën “Xhanfize Keko”, janë përfshirë në përplasje mjeti me drejtues S. H., mjeti me drejtues E. Zh dhe mjeti motor me drejtues F. K dhe pasagjer E. D.

Si pasojë janë dëmtuar drejtuesi dhe pasagjeri i motorrit, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve. Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes.