Makina përplas këmbësoren në aksin Korçë-Pogradec dhe largohet nga vendngjarja

foto ilustruese

Gjatë ditës së sotme në aksin nacional Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Gështenjas ka ndodhur një aksident.

Bëhet me dije se një automjet ka përplasur një këmbësore grua e cila është çuar në spitalin e Pogradecit.

Policia po punon për kapjen e autorit pasi është larguar menjëherë nga vendngjarja, pasi ka përplasur këmbësoren.