Makina përplas këmbësoren- E lënduara në gjendje të rëndë

Mbrëmjen e sotme, në Berat në vendin e quajtur “Kombinat”, ka ndodhur një aksident rrugor.

Këmbësorja me inicialet S.M, 55 vjeç, është aksidentuar nga një mjet i tipit “Ford”, i cili drejtohej nga shtetasi me inicialet F.H,41 vjeç.

Mësohet se gruaja, gjendet në situatë kritike për jetën dhe është duke marrë ndihmën mjekësorë në Spitalin e Beratit. /apel.media