Një aksident automobilistik ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme, në aksin rrugor Lezhë-Shkodër.
Sipas informacioneve, një automjet ka përfunduar jashtë rrugës për shkak të përplasjes së fuqishme me një makinë tjetër.
Fatmirësisht pasagjerët që ndodheshin në makinë janë jashtë rrezikut për jetën, pasi kanë marrë vetëm disa dëmtime të lehta.
Policia ka mbërritur në vendngjarje për të zbuluar shkaqet e aksidentit./apel.media