Makina merr flakë në ecje në rrugën e Durrësit

foto ilustruese

Pasditen e sotme një mjet ka marrë flakë në ecje në kryeqytet. Incidenti nuk është i pari por mesa duket as i fundit nuk do të jetë, pasi nëpër rrugët e Shqipërisë thuajse cdo ditë ‘ndizet’ një makinë që kërcënon jetën e drejtuesit të mjetit. Këtë herë ka qenë një makinë që fatmirësisht shoferi ka shpëtuar mrekullisht.

Ai ka konstatuar fillimisht flakët në makinë, dhe ka rendur tia mbathë, ndërsa nga vendngjarja mësohet se ka vetëm dëme materiale.

Ngjarja është njoftuar nga policia e kryeqytetit, e ndodhur në rrugën e “Durrësit”, si pasojë e një defekti teknik në pjesën e motorit të mjetit.

“Më datë 01.08.2020, rreth orës 16:25, në rrugën e “Durrësit”, si pasojë e një difekti teknik në pjesën e motorit, ka marrë flakë në lëvizje mjeti me drejtues K.SH., ku ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.”, njofton policia.