Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Vlorë.
Një makinë ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka mbetur e plagosur rëndë një e moshuar.
Nuk ka ende informacion nëse e moshuara ndodhej në makinën e aksidentuar, apo është përplasur gjatë momentit që po kalonte rrugën.
E moshuara është dërguar menjëherë në spital./apel.media