Madonna paditet nga fansat, ja arsyeja

Turneu muzikor “Madame X” shpesh ka marrë kritika për vonesën e këngëtares, për performancat e dobëta dhe momentet kur Madonna vendos të pijë e të dehet në skenë.

Një fans i saj ka vendosur të marrë masa dhe ta padisë këngëtaren e famshme. Ai u shpreh se orari i koncertit të Maddonës në Miami u shty nga ora 8:30 për në 10:30 papritur.

Nate Hollander tha  se ndryshimi i orarit të koncertit përbën problem për të dhe shumë fansa të tjerë që udhëtojnë për orë të tëra për të parë 61-vjeçaren live.

Vendimit për padi nga Nate ndaj Madonnës i janë bashkuar edhe shumë fansa të tjerë, të cilët nuk kanë marrë dëmshpërblim mbi biletat e tyre të shtrenjta./apel.media