Macron ndryshon mendim: “Duam që Samiti i Zagrebit të ketë sukses” për Shqipërinë dhe M.V

Në tetor u zhvillua  Samiti i Brukselit,  por dështoi pasi Macron kërkoi  që negociatat të mos hapen sepse kërkon reformim të BE.

Në maj do të zhvillohet Samiti i Zagrebit, ku do vendoset rreth  negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me BE.

Së fundmi, ai ka takuar kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviç.

Kujtojmw se Kroacia ka qenë një vend shumë mbështetës ndaj Shqipërisë, kryesisht për integrimin në BE.

Pas takimit, Macron u shpreh se Franca kërkon që Samiti i Zagrebit të ketë sukses.

“Unë i ndaj përpjekjet tuaja që samiti në Zagreb në maj të arrijë unitet dhe se është një sukses për Evropën. Franca ka propozuar një metodë të re për procesin e zgjerimit në mënyrë që të mos jetë vetëm një proces burokratik, por një rrugë me të vërtetë politike përpara e cila mund të të përshpejtohet dhe të kthehet mbrapa dhe që përmban kushte dhe gjithashtu, përfitime konkrete për vendet kandidate “, tha Macron, i cili së bashku me kryeministrin Plenković dhanë një deklaratë për shtyp para një dreke pune në Pallatin Elysee.

Madje, presidenti Zoran Milanoviç është zotuar se do të punojë gjatë kryesimit të Presidencës për hapjen e negociatave të Shqipërisë./apel.media