Lushnje/ Dhunon fizikisht 73-vjeçaren dhe i merr varësen e floririt nga qafa, arrestohet 25-vjeçari

Policia e Lushnjës ka vënë në pranga një 25-vjeçar pasi ka vjedhur me dhunë një të moshuar.

Sipas burimeve zyrtare, pas marrjes së njoftimit se në afërsi të stacionit të trenit në Lushnjë i kanë marrë duke ushtruar dhunë fizike një varëse floriri që kishte në qafë shtetses Q. T., 73 vjeçe, menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë të cilët falë mirëorganizimit të punës, veprimeve të shpejta dhe profesionale, kanë bërë të mundur që të identifikojnë dhe të kapin në kohë rekord autorin e dyshuar të ngjarjes.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë arrestuan për veprën penale “Vjedhje me dhunë” shtetasin Panajot Leka, 25 vjeç, banues në Lushnjë.

U sekuestrua në cilësinë e provës materiale varësja që autori i vodhi me dhunë 73-vjeçares. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.