Lulzim Basha, si ujku mes deleve!

Në vazhdën e takimeve nëpër qytete, ku edhe sloganin e ka të vjedhur “vjedhur” nga Nisma Thurrje, kryetari aktual I Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka filluar premtimet ndaj të rinjve. Në fakt ai e di mirë fuqinë e rinisë pavarësisht se në zgjehdjet parlamentare të vitit 2017, Basha I injoroi të rinjtë e partisë së tij duke mos u vënë në listat për deputet as edhe kryetarin e Forumit të të rinjve. Sot meqë të rinjtë I duhen qoftë për imazh apo për vota, ai ka vendosur t’u drejtohet atyre në këtë tur, me synim t’u fitojë zemrat. Përpara të rinjve demokratë të Elbasanit, Lulzim Basha tha se vitin e kaluar janë larguar plot 38 mijë të rinj nga Shqipëria, duke shkaktuar një dëm financiar prej 559 milionë €. Sipas tij kjo si pasojë e implementimit të modelit të gabuar ekonomik duke zhvlerësuar studentët cilësorë dhe sipërmarrësit, tha Basha. Ndërsa nga ana tjetër, goditja e garës nga oligarkët pranë qeverisë ka sjellë dëme të mëdha në jetën e vendit duke detyruar të largohen shumë të rinj drejt emigrimit, shtoi ai.

Në fakt Basha ka të drejtë kur e konstaton këtë gjë, por veprimet e tij janë ende larg të thënit. Kujtojmë kur Basha mbylli garën në Parti, pas humbjes së thellë në vitin 2017, “duke u ngrirë”, term ky që nuk është hasur ndonjëherë në ndonjë standart demokratik, por as edhe në vendet e botës së tretë.

Kjo ishte një mënyrë për të vrarë garën dhe për të dëshmuar se gara nuk do të ketë nga kylloj lidershipi edhe nëse ndonjëherë do të vijë në pushtet, qofshin këto për një vend pune mes më të mirëve apo për ndonjë tender me proçedurë të ndershme. Ndaj edhe të rinjtë sipas eurostatit, në Shqipëri largohen në mbi 2000 mijë çdo muaj sepse opozita e dalë tashmë në rrugë dhe e udhëhequr nga Basha, nuk ka ofruar një model shprese për gjeneratën e re. Po sipas Eurostatit, janë 4650 aplikantë shqiptarë nën moshën 34 vjeç që kërkojnë për herë të parë të largohen nga Shqipëria në një nga vendet e BE, në gjashtëmujorin e parë të vitit 2019. Ndërsa janë 2815 nën moshën 18 vjeç që aplikojnë për herë të parë si azilantë. Këto shifra shqetësuëse, refuzojnë moralisht çdo kryetar partish në këto 30 vjet, t’ju drejtohen aq më pak të rinjve, të cilët dëmtuan të ardhmen e tyre, duke I dëbuar ata nga mungesa e alternativave që kanë ofruar në rastin më të mirë, e në rastin më të keq, nga dështimet e njëpasnjëshme duke mos mbajtur asnjë përgjegjësi.