Lulzim Basha: Rama një autokrat që dështoi me integrimin europian

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryetari I Partisë Demokratike Lulzim Basha shprehet se dështimi me integrimin europian, nuk mund të zëvendësohet nga propaganda anti-europiane e një autokrati të korruptuar.

“Lëvizja e lirë e njerëzve, mallrave, shërbimeve dhe kapitalit është thelbi i integrimit europian dhe Europës së bashkuar. Parakushte për lëvizjen e lirë janë demokracia, sundimi i ligjit dhe garantimi i të drejtave dhe lirive themelore të njeriut. Dështimi me integrimin europian nuk mund të zëvendësohet nga propaganda anti-europiane e një autokrati të korruptuar, shkaktar i prapambetjes ekonomike dhe varfërimit të qytetarëve shqiptarë. Ka ardhur koha që Shqipëria të nxjerrë në dritë potencialin e saj të vërtetë!”

Reagimi I tij vjen pas Samitit të Ohrit ku Kryeministra dhe Presidentë të vendeve të Ballkanit diskutojnë për krijimin e Mini-Shengenit Ballkanik, Në takimin që u zhvillua ditën e sotme në Ohër, veç Aleksander Vuçiç dhe Zoran Zaev, merr pjesë edhe kryeministri shqiptar Edi Rama.