Partia Demokratike i bindet Bundestagut si udhërrëfyesi për të dalë nga kriza e rëndë politike që ka pllakosur vendin drejt integrimin në Bashkimin Europian.
Në një takim që kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar me një nga anëtarët e CDU-së, ka garantuar atë se rruga që do ndjekë Partia Demokratike do të kalojë përmes demokracisë, sundimit të ligjit dhe zgjedhjeve të lira e të ndershme.
Këtë deklaratë, Lulzim Basha e ka bërë nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, pas takimit që ka zhvilluar me Johan Wadephul.
Mesa duket Lulzim Basha ndryshe nga Ilir Meta, e ka kuptuar se rruga për në BE, fillon duke respektuar qëndrimet e ambasadorëve të vendeve të Bashkimit Europian.
“Takim i shkëlqyer me Johan Ëadephul. PD e angazhuar për zbatimin e kushteve të Bundestagut për Shqipërinë që përbejnë udhërrëfyesin për të dalë nga kriza e rëndë politike dhe drejt integrimit në BE përmes demokracisë, sundimit të ligjit dhe zgjedhjeve të lira dhe të ndershme”,- shkruan Basha./apel.media