“Lulzim Basha bëri sa mundi por nuk e besuan shqiptarët”/ Shehaj: Nuk kam asgjë personale

Kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, Agron Shehaj, në një intervistë për media, ka folur për humbjen e zgjehdjeve të 25 prillit.

Ai tha se Lulzim Basha bëri sa mundi, por nuk arriti të fitonte besimin e shqiptarëve, teksa shtoi se nuk ka asgjë personale me kryedemokratin.

“Ne nuk na besuan shqiptarët, lidershipin nuk e besuan. Mendoj se Lulzim Basha bëri sa mundi të bëhej kryeministër, por nuk ia doli. Nuk vë në dyshim që ai ka bërë maksimumin. Unë nuk kam asgjë personale me Lulzim Bashën”, tha Shehaj.