Luljeta Bozo: Të ngihet grup pune për evidentimin e dëmeve në zonat rurale, fillojeni me ata që po flenë jashtë

Në  mbledhjen e dytë të Komitetit Kombëtar të Rindërtimit, ka folur edhe profesoresha e njohur, Luljeta Bozo. Pasi ka vlerësuar dinamikën me të cilën është ndjekur çështja e rindërtimit, ajo ka parashtruar para komisionit edhe dy çështje.

Si fillim Bozo ka kërkuar që  t’u kushtohet rëndësi evidentimit të rasteve në zonat rurale.

Sipas saj duhet krijuar një grup pune me specialistë, të cilët do të  vlerësojnë numrin e banesave të cilat janë shembur, ose dëmtuar rëndë si dhe banesat me dëmtime të lehta.

Nga ana tjetër ajo propozoi që ky organizim të bëhet nga struktuarat e qeverisë vendore, teksa shtoi se e gjithë puna duhet të fillojë nga familjet, të cilat janë duke qëndruar në qiell të hapur.

“Kam disa probleme. Kemi një evidentim, që mund të ndryshoj shumë pak, sidomos në zonat rurale. Cilat janë ato godina që janë shembur fare dhe njerëzit janë në çadra, cilat janë ato që kanë dëmtime të lehta, duhet të specifikohet që të dimë se sa punë kemi për të bërë dhe duhet bërë brenda një kohe shumë të shkurtër. Brenda një jave duhet ta kemi këtë panoramim. Pas kësaj, duhet bërë një plan organizimi, nga njësia vendore ta organizojë punën se si të fillojë me strehimin e banorëve, nga ato që janë në qiell të hapur dhe të jepet një afat, afati është shumë i rëndësishëm. Që çdo gjë të jetë shumë e qartë. Kur janë tre-katër kurora në një shtëpi, sa shtëpi do t’u bëhet atyre. Problemi i fondit për banesat private, shteti, por të jap fond dhe individi. Asnjë komunë nuk duhet të pranojë një rindërtim pa projekt, është e pamundur. Administrata të jetë më operative, nuk duhet të punojë më me ritmin që ka punuar më herët”, tha Bozo./ apel.media