Lufta për pushtet në Gjykatën Kushtetuese/ A është i denjë Besnik Muçi?

Besnik Muçi, për të cilin Komisionii i Pavarur i Kualifikimit ende nuk ka dhënë një konfirmim zyrtar nëse është figurë e pastër apo jo, Presidenti Meta nxiton t’a emërojë si anëtar të Gjykatës Kushtetuese.

Kujtojmë se Besnik Muçi i është nënshtruar 2 herë vettingut, por KPK, i ka nxjerrë probleme me një faturë. Në fakt është gazetarja, Klodiana Lala, e cila deklaron se : “Zgjedhja e Presidentit për Besnik Muçin ishte e gabuar, pasi ai nuk e ka kaluar Vettingun. Nuk ka një vendim të formës së prerë për të. Por, për ta tejkaluar këtë, ishte radha e Kuvendit. Kanë hyrë në lojë kungulleshkash, por më problematik është KED. Ata çuan dy lista, që në thelb ishin katër emra te njëra dhe tre te tjetra, që jepte mundësi të zgjidhnin një anëtar të dy institucionet”,- u shpreh Lala.

Sipas Lalës, zgjedhja e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese në këtë rast është emergjente dhe Presidenti, nuk mund t’a shtyjë pafund çështjen.

“Në momentin që vajtën listat tek Presidenti dhe Kuvendi, ligjit thotë që i takon radha Presidentit së pari, pastaj Parlamentit dhe së fundi Gjykatës së Lartë, që nuk është ngritur ende. Në lexim, germë për germë, të ligjit, Presidentit nuk i jepet afat. Referuar disa vendimeve të mëparshme të Gjykatës, Presidenti nuk mund ta shtyjë pafund çështjen. Në kushtet kur vendi është pa Gjykatë Kushtetuese, kjo e bënte më emergjente përzgjedhjen e anëtarëve, pasi janë një sërë çështje që duhet t’i shqyrtojë kjo gjykatë. Në tentativë për të kapur Gjykatën Kushtetuese dhe për të pasur sa më shumë anëtarë, filluan lojën”,- tha Lala./apel.media