Lufta në Ukrainë shton rrezikun për rritje të abuzimeve seksuale te femrat

Kombet e Bashkuara kanë paralajmëruar për rrezikun e shtimit të rasteve të dhunës me bazë gjinore dhe të shfrytëzimeve dhe abuzimeve seksuale, ndërsa qindra mijëra njerëz largohen nga Ukraina për një ...
Lufta në Ukrainë shton rrezikun për rritje të abuzimeve seksuale te femrat
Foto: Lufta në Ukrainë shton rrezikun për rritje të abuzimeve seksuale te femrat

Kombet e Bashkuara kanë paralajmëruar për rrezikun e shtimit të rasteve të dhunës me bazë gjinore dhe të shfrytëzimeve dhe abuzimeve seksuale, ndërsa qindra mijëra njerëz largohen nga Ukraina për një vend në të sigurt, larg konfliktit që ka nisur që prej 14 ditëve.

Në një raport të situatës mbi ndikimin humanitar të pushtimit rus në Ukrainë, Zyra e Kombeve të Bashkuara për Koordinimin e Çështjeve Humanitare tha se rreziqet për abuzimet seksuale dhe dhunën me bazë gjinore ishin të larta “pasi shumica e njerëzve në lëvizje janë gra dhe fëmijë”.

“Sfidat e vazhdueshme në aksesin në produktet dhe shërbimet bazë dhe mungesa e aksesit në strehimore të sigurta ka lënë gratë dhe vajzat jashtëzakonisht të cenueshme ndaj abuzimit, shfrytëzimit dhe dhunës,” shkruhet në raportin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara.