Luçiano Boçi braktis Bashën, i bashkohet Berishës në Elbasan

Teksa ish Kryeministri Sali Berisha, vijon Foltoren ne te katër anet e vendit, është vënë re se disa deputetë të PD, janë bashkuar lëvizjes së tij.

Sot foltores ne Elbasan i është bashkuar deputeti demokrat në zonën e Elbasanit Luçiano Boçi.

Në takimin e demokratëve në teatrin “Skampa”, është parë edhe deputeti Flamur Noka si dhe ish-deputeti Klevis Balliu.

Prej disa javësh Berisha po vijon takimet në çdo qytet me qytetarët, pasi është kundër vendimit të Bashës për ta përjashtuar nga grupi parlamentar, pasi SHBA e shpalli non-grata.