Moderatorja më e njohur dhe më e ndjekur e ekranit, Luana Vjollca, mesa duket do ta nisë vitin e ri me surpriza.
“Shiko Kush Luan” do të transmetohet më datë 1 janar, ndaj Luana ka rezervuar disa surpriza të këndshme për teleshikuesit për këtë puntatë.
Ajo ka publikuar në faqen e saj në Instagram momente gjatë xhirimeve, duke zbuluar se kësaj here emisioni do të ketë një risi.
Për herë të parë, në puntatën e 1 janarit do të jenë të ftuar plot 30 artistë, të cilët do të marrin pjesë në lojrat e ndryshme dhe intervistat në studio, për të shoqëruar e argëtuar publikun.
“30 artistë. Si asnjëherë më parë”- shkruan Luana krahas postimit./apel.media