Lorik Cana bëhet baba edhe i një vajze

Lorik Cana është bërë baba për herë të dytë. Familja e ish-kapitenit të kombëtares shqiptare është shtuar së fundmi me një vajzë dhe tashmë Boikeni i vogël do të ketë edhe një motër.

Vogëlushja dhe gjithashtu bashkëshortja e Canës gëzojnë shëndet të plotë dhe tashmë shumë lumturi. Mirëpo siç shkruan ‘’Panorama Sport’’, Enkeleida është emri më i ri i familjes Cana. Ardhja në jetë e vajzës, ishte edhe arsyeja që Lorik Cana mungoi në ndeshjen “Golden Team, Albania” më 10 janar. /apel.media