Lojtar surprizë në klubin Anglez, Evertoni siguron lojtarin e talentuar

Evertoni, është ekipi anglez që ka vuajtur shumë këtë sezon dhe ka nevojë për lojtarë të afirmuar që mund të ndikojnë direkt në rendimentin e skuadrës.

Pikërisht në këto momente ky ekip ka bërë një zgjedhje shumë interesante.

Mësohet se ekipi anglez ka arritur të sigurojë firmën e një lojtari të talentuar, i cili është Jerrad Branthwaite, duke surprizuar kështu edhe trajnerin Ancelotti.

17 vjeçari ka nënshkruar kontratën me klubin e ri, duke lënë pas ekipin e Carlisle United. Ky është një hap gjigand në karrierën e mbrojtësit 17  vjeçar./apel.media