Lojërat Olimpike të vitit 2032 do të mbahen në Australi

Lojërat Olimpike të vitit 2032 do të mbahen në Australi. Më saktë në Brisbejn, qytet në lindje të këtij vendi.

Olimpiada verore kthehet në Australi pas 32 vitesh. Në 2000 ato u mbajtën në Sidnej, ndërsa në 1956 mikëpritës ishte Melburni.

Përpara Brisbejnit, Olimpiada do të mbahet në Paris dhe në Los Anxhelos.