Lojëra fati dhe loto sporti online, arrestohen 2 persona në Berat

Policia e Beratit ka vënë në pranga 2 persona me akuzën e ushtrimit të lojërave të paligjshme të fatit.

Blutë bëjnë me dije se u arrestuan shtetasit .I., 32 vjeç dhe L.O., 47 vjeç, pasi gjatë kontrollit në ambjentet e lokalit në lagjen “30 Vjetori” u konstatuan se ushtronin aktivitetin e lojrave të fatit, lloto sporti online.

Në cilësinë e provës materiale u sekustruan 2 aparate celular, të cilët dyshohet se përdoreshin për ushtrimin e aktivitetit të lojrave të fatit.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprime të mëtejshme.