Çështja e lobimeve mund të fundosë Lulzim Bashën.
Prokuroria e Tiranës përfundoi hetimet për shtetasin Lulzim Basha në SHBA, për çështjen e lobimit me Rusët për zgjedhjet e vitit 2017.
Hetimet kërkojnë marrjen si të pandehur të Lulzim Bashës, për çështjen e lobimeve.
“I pandehuri: Lulzim Basha, i biri i Xhelal dhe i Remzije, i ditëlindjes 12.06.1974, lindur dhe banues në Tiranë, pallati afër ish-Hotel Sheraton, me gjendje civile i martuar, me shtetësi shqiptare, me gjendje gjyqësore i pandehur, hetuar pa masë sigurimi, mbrojtur nga avokat Ivi Kaso, me numër license 3180. Akuzuar se ka kryer veprën penale të “Falsifikimi i vulave, i stampava ose i formularëve” dhe të “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, të parashikuar në nenet 190/3 dhe 2870ç/2 të Kodit Penal”-thuhet në dokumentin e prokurorisë.
Por, sa vite burg rrezikon Lulzim Basha nëse provohen akuzat për falsifikim dhe fshehje të financimeve ?
Neni 190/3 bën fjalë për falsifikimin e formularëve ose me paraqitjen e rreme të tyre, nga personi që ka për detyrë hartimin e tyre, që u drejtohet organeve shtetërore dhe dënohet me burgim nga 3 deri në 7 vjet burg./apel.media