Llotaria Amerikane, ambasada njofton qytetarët: Kini kujdes nga ata që duan t’ju ndihmojnë për para

Ambasada amerikane në Tiranë përmes një postimi në rrjetet sociale ka njoftuar qytetarë shqiptarë se aplikimi për Llotarinë amerikane është pa pagesë.

Po regjistroheni për Llotarinë Amerikane? Ju duhet të përgatisni dhe të dërgoni aplikimin tuaj. Kini kujdes nga ata që duan t’ju ndihmojnë për para. https://dvprogram.state.gov”, shkruan ambasada amerikane.  

Rikujtojmë se afati për aplikimet është deri më datën 10 Nëntor.